Petrit Hajdari nominohet si kandidat për kryetar komune në Drenas, kryesia rrëzon Ramiz Lladrovcin

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u mor vendimi lidhur me nominimin e kandidatit për kryetar komune të Drenasit, shkruan Mitropol.
Siç mëson “Mitropol”, me shumicë votash nga Kryesia e PDK-së, Petrit Hajdari është nominuar si kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit.
Nga 31 anëtarë të Kryesisë sa kanë marrë pjesë në votim, 26 prej tyre kanë votuar për Petrit Hajdarin, ndërsa 6 vota për Ramiz Lladrovcin.








