Aurora Group
02LAJMESPORT

Pinoerët e KF TREPÇA fitojnë turnirin e realizuar për festat e fundvitit në Vushtrri

Pionerët e KF Trepça, kanë arritur ta fitojnë turnirin e realizuar në Vushtrri për nder të festave të fundvitit, shkruan Mitropol.

Turniri i realizuar nga shkolla e futbollit “Forca”, përfundoi me ndeshjen finale mes KF “Forca” dhe KF “Trepça”.

Market Florenti

Në ndeshjen finale voglushët mitrovicas mposhtën vushtrriasit me rezultat 0:1, me golin e shënuar nga Dion Tupella.

Duhet theksuar se lojtar i turnirit u shpall mitrovicasi, Shpat Fazliu, po ashtu pjesë e KF Trepça.

Në këtë turnir ishin pjesë edhe klubet si: Forca A, Forca B, Drenica, Australia, Trepça 89, Supersport. /Mitropol/

Koha