Aurora Group
02LAJME

Plotë bërllog dhe i ngrirë nga i ftohti, gjendja e shëmtuar e lumit të vogël në qendër të Mitrovicës

Lumi i vogël që kalon pranë xhamisë qëndrore në qytetin e Mitrovicës është në gjendje të tmerrshme, raporton Mitropol.

Ky lum është i mbuluar me bërllog të hedhur aty nga persona të papërgjegjshëm.

Premium Store

E përveç që është i mbushur me mbeturina, lumi tashmë për shkak të temperaturave të ulta edhe ka ngrirë.

Gjendja aktuale e këtij lumi po e shëmton pamjen e qytetit në atë pjesë.

Ndonëse aktivistët e shoqërisë civile e kishin pastruar këtë lum në të kaluarën, hedhja e mbeturinave aty po vazhdon. /Mitropol/

Koha