
Një ngjarje e keqe ka ndodhur dje në Zhabar të komunës së Mitrovicës, kur një plumb qorr ka rënë në një veturë të parkuar në oborr, shkruan Mitropol.
Rënia e këtij plumbi do të mund të shkaktonte tragjedi, nëse do të godiste ndonjërin nga fëmijët që qëndronin vetëm 5 metra larg veturës.

Ngjarja ka ndodhur në natën e ndërrimit të motmoteve, kur dikush nga qytetarët kishte vendosur të festonte me armë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ishte drejtori për
Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës që bëri thirrje të mos festohet me armë. /Mitropol/








