Po kontrabandonte migrantë me veturë nga veriu drejt Serbisë, arrestohet shtetasi kosovar

Foto ilustrim
Një shtetas kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njejti po bënte kontrabandimin e migrantëve nga veriu drejt Serbisë, njofton “Mitropol”.
I dyshuari u arrestua në rrugën Leposaviq-Jarinje mbrëmë rreth orës 22:30.
“Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar kanë janë hasur 7 (shtatë) shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.”, bënë të ditur nga Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.








