Medi
KOSOVËLAJME

Polici jashtë detyrës zyrtare shmang incidentin me armë në Skënderaj

Reagimi i shpejtë dhe profesional i një zyrtari policor, edhe pse jashtë orarit të punës dhe në rroba civile, ka shmangur një incident të mundshëm me pasoja të rënda në fshatin Abri të Skenderajt, shkruan Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur kur mes disa personave ka shpërthyer një mosmarrëveshje, gjatë së cilës njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth. Polici ka ndërhyrë menjëherë, ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar armën e llojit pistoletë.

Pellini

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme hetimore, ndërsa arma është sekuestruar si provë materiale.

Për rastin janë iniciuar procedura për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Koha