Medi
02LAJME

Polici mitrovicas që vrau veten aksidentalisht sot ishte shumë i dashur me fëmijët, e respektonte gjithë qyteti

Burim Tahiri është polici 44 vjeçar nga Mitrovica i cili mbylli sytë për herë të fundit sot, shkruan Mitropol.

I ndjeri vrau veten aksidentalisht në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës.

Medi

“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi).”, njoftuan nga PK sot gjatë ditës.

E në mesin e mitrovicasve i ndjeri njihej si njeri shumë i mirë dhe i respektuar.

Ai madje ishte i dashur edhe për fëmijët me të cilët krijonte raporte të afërta e i bënte ta duanin insiticionin e Policisë së Kosovës./Mitropol/

Weelnes