Medi
KOSOVËLAJME

Polici serb arrestohet sapo kalon kufirin në Kosovë, iu gjetën 20 plumba

 

Një shtetas serb me inicialet S.R., nga qyteti i Novi Pazarit, dyshohet se është pjesëtar i Policisë së Serbisë dhe është arrestuar nga autoritetet kosovare në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Active 1

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites të ditës së djeshme. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, zyrtarët policorë kanë gjetur 20 fishekë si dhe një dokument identifikimi që dëshmon përkatësinë e tij në strukturat e Policisë së Serbisë.

I dyshuari është ndaluar në vendngjarje dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme hetimore.

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast./Mitropol/

Weelnes