Aurora Group
LAJME

Policia arreston dy persona në sheshin e Veriut – Elshani: Situata është e qetë


Gjatë pasdites së sotme në sheshin ” Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut është mbajtur një koncert i organizuar në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, shkruan Mitropol.

Ky aktivitet përfundoi gjatë orës 18:00, dhe gjatë mbledhjes së paisjeve nga ana e organizatorëve ka ndodhur një incident që përfshinte prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Rastin për Mitropol e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

” Dy persona janë ndaluar si të dyshimtë, ndërsa pas intervistimeve dhe konsultimit me prokuror do të vendoset se si të lëvizim tutje.”, ka deklaruar Elshani për Mitropol.

Ai gjithashtu ka theksuar se aktualisht situata në Mitrovicën e Veriut është e qetë.

Weelnes