Pellini
02LAJME

Policia arreston një 20 vjeçar nga Tavniku për posedim të drogës

Një 20 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës sot në Tavnik të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se tek ai kanë gjetur një qese të vogël me substanca narkotike, shkruan Mitropol.

Pellini

I dyshuari është lënë i lirë në procedurë të rregullt pas intervistimit nga prokurori.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Mitrovicë, 09 mars 2022

Me datën 09 mars 2022, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit A. B., 20 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Premium Store