Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Policia arreston një serb për maicën me fotografinë e princit serb në hartën e Kosovës dhe shkrimet nacionaliste serbe

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb me emrin Lazar Milosavljeviq pasi i njejti mbante një bluzë me shkrime nacionaliste serbe, njofton “Mitropol”.

Në bluzë dukej harta e Kosovës brenda së cilës ndodhej fotografia e princit serb Lazar dhe mbishkrimet: “Me tre të shenjtë dhe me tre të bashkuar, po nisemi drejt fushës së Kosovës”, që nënkupton vendin ku u zhvilluar Beteja e Kosovës ku serbët sot festojnë Vidovdanin, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Policia ia konfiskoi bluzën dhe i shqiptoi një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas pretendimeve të Lazar Milosavjeviq, ai kishte dalë rreth orës 22:00 mbrëmë për t’i hedhur mbeturinat kur u ndaluar nga katër policë me rroba civile.

“Në kthim, nga kontejneri deri te hyrja e ndërtesës, kur më thirrën të ndalem duke u prezantuar si polici, në fillim nuk reagova sepse mendova se ishte ndonjë shaka fëmijësh. Por, në thirrjen e dytë e të tretë që të ndalem, një polic shqiptar më doli përpara dhe më pyeti çka kisha të shkruar në bluzë, dhe poshtë ishte me shkrim në cirilik. I thashë – ndoshta e sheh, lexoje. Në atë moment ai arriti ta lexojë dhe më pas thirri patrullën policore. Erdhën dy patrulla me rotacion”, ka deklaruar ai.

Pas kësaj ndodhi arrestimi. Ai thotë se në stacionin policor e morën në pyetje, por ndërkohë shkuan edhe në shtëpinë e tij bashkë me të për të marrë dokumentet.

Edhe Policia e Kosovës në rajonin e veriut të Mitrovicës konfirmoi arrestimin dhe shqiptimin e gjobës.

Në Leposaviq këtë javë u konfiskuan bluza me mbishkrimet “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”. Një ditë më parë, në Mitrovicën e Veriut, u arrestuan dy të mitur me bluza “Çetnikët veriorë” dhe “Ti lufto, veriu do të digjet”. /Mitropol/

Premium Store