Aurora Group
02LAJME

Policia bastisë shtëpinë e mitrovicasit, i gjetën substanca narkotike në shtëpi

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën Selim Bislimi më Mitrovicë, njofton Mitropol.

Bastisja është kryer në orët e mëngjesit dhe aty shtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 1.8 gramë.

Pellini

“Me rekomandim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Mitropol/

Koha