Policia e arreston duke e tërhequr zvarrë një grua tek rrethi pranë Urës së Ibrit, dyshohet se rrahu një serbe në veri

Policia e Kosovës ka shoqëruar drejt Stacionit Policor një grua sot rreth orës 18:00 në Mitrovicë.
Gruaja e shoqëruar nga policët u rrezistonte dy policëve që po e fusnin në veturë, andaj të njejtit u detyruan ta tërheqin zvarrë derisa e futën në veturë.
“Mitropol” nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës mëson se gruaja në fjalë ishte nga Gjilani dhe kishte probleme mendore.
“Personi në fjalë dyshohet se kishte kaluar Urën e Ibrit dhe kishte rrahur një grua të nacionalitetit serb në veri. Veç rrahjes, ajo ia kishte marrë qaforen dhe ia kishte shqyer edhe maicën të njejtës, me ç’rast i kishte hedhur ato para veturës së KFOR-it në jug.”, konfirmojnë burimet e “Mitropol”.
“Mitropol” mëson se pas incidentit gruaja me probleme psiqike u dërgua në spital, me ç’rast iu dha një ineksion qetësues.
Policia e Kosovës e shoqëroi të njejtën në autobusin për Prishtinë, për t’u kthyer më pas në Gjilan./Mitropol/
Policia e arreston duke e tërhequr zvarrë një grua tek rrethi pranë Urës së Ibrit, dyshohet se rrahu një serbe në veri🚨🚔
Posted by Mitropol on Thursday, August 25, 2022







