Medi
02LAJME

Policia e kërkon të dyshuarën nga Mitrovica që ishte dënuar për vjedhje të rrymës, familjarët ia paguajnë dënimin

Policia e Kosovës ka kryer aksion në Mitrovicë për ta kapur gruan e dyshuar që po kërkohej për veprën penale vjedhje të shërbimeve komunale, raporton Gazeta Sinjali.

E dyshuara është kërkuar gjatë ditës së djeshme, në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Active 1

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se bëhet fjalë për E.Th., e cila ishte në kërkim pasi ishte dënuar për vjedhje të rrymës.

Për shkak se Policia nuk ka arritur ta lokalizojë, Sinjali mëson se familjarët e saj e kanë paguar dënimin, që është zëvendësuar nga burgim në gjobë.

Koha