TEB
LAJME

Policia e konfirmon për “Mitropol”: Një i mitur është therrur në sheshin Skënderbeu në Mitrovicë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 “Mitropol” raportoi se një person është therrur me thikë.

TEB

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

TEB

“Incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në  Mitrovicë, ku pas një përleshje  lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur.”, tha ai për “Mitropol”.

Zahiti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur.

Njësitet përkatëse po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

TEB