
Një aksident trafiku me një person të lënduar ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në segmentin në Kçiq, njoftoi më herët “Mitropol”.
”Mitropol” kishte siguruar edhe fotogratitë e aksidentit gjersa dëshmitarët bënin të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Një veturë e tipit Audi me targa të Serbisë ka goditur nga pas veturën e tipit Passat, duke shkaktuar lëndime në njerëz.
Këtë e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
Zahiti bëri të ditur se nga aksidenti ka pësuar lëndime vetëm një person.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet policore dhe ato shëndetësore. Auto-ambulanca kishte bartur pacientin për në spital.

Ky është aksdienti i dytë për sot në këtë magjistrale, pasi pak më parë një i tillë me të lënduar ka ndodhur në hyrje të Prishtinës./Mitropol/








