Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për kontrabandë që hyri jashtëligjshëm nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar gjatë të shtunës një 45-vjeçar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit nën dyshimet për kontrabandë dhe hyrje ilegale nga territori i Serbisë, shkruan Mitropol.
Ndërkaq, gjatë kontrollit policor të makinës së tij janë gjetur 13.992 euro, 17.880 dinarë dhe material për mobilje në vlerë prej 600 euro.
Automjeti, mjetet financiare dhe mallrat janë dërguar më pas në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.







