Medi
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës arreston tre persona, u futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje ka arrestuar tre persona në tri raste të ndara, pasi të tre u futën në territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar kufirin nga Serbia në forma ilegale, njofton “Mitropol”.

Dy nga ta u futën nga Jarinja me vetura, gjersa i treti u ndalua me traktor të ngarkuar me drunj në Mirovc të Podujevës dhe iu konfiskuan katër metra kub dru.

London

Raporti i plotë policor:

Sharpel-Jarinje 24.02.2024 – 12:10. Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit  të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit i dyshuari mashkull/k, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Jarinje, 24.02.2024-13:20.  Derisa policia ka qenë në vëzhgim në vijën kufitare kanë vërejtur një veturë me targa të Serbisë të cilën e kanë ndaluar, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të vozitësit është kuptuar se i njëjti ka kaluar kundërligjshëm kufirin duke hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit i dyshuari mashkull/k, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Mirovc, Podujevë 24.02.2024-16:38. I dyshuari/k është ndaluar, nën dyshimin se njëjti ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm kufirin në hyrje nga territori i Serbisë në RKS-së,  duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri në sasi rreth 4m3. Në konsultim me prokurorin, rimorkio me ngarkesë-dru janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Koha