Active 2
02LAJME

Policia e Kosovës: Nuk janë penguar autobusët me protestues që po shkonin në Rudarë

Gjatë ditës së sotme në pjesën veriore, konkretisht në Rudarë serbët kanë organizuar një protestë, shkruan Mitropol.

Kjo protestë ka ardhur pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Dukato 1

E në këtë protestë të pranishëm për ta mbajtur rendin ishin edhe Policia e Kosovës, të cilët nga disa mediume po akuzohen se kanë penguar autobusët që shkonin drejt Rudarit.

Ndërsa Policia e Kosovës ka demantuar lajmet se i ka penguar autobusët me protestues që po shkonin në Rudarë.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.”, shkruan në demantimin e Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së protesta ka mbaruar rreth orës 13:00, gjersa pjesëmarrës ishin rreth 1500 persona.

Demantimi nga PK

Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë

Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje.

Policia e Kosovës siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të protestës, ka theksuar njohjen e të drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim.

Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës.

Koha