Policia e Kosovës sekuestron mall të kontrabanduar në Zubin Potok – mish, alkool e medikamente

Policia e Kosovës dhe njesitë doganore kanë kontrolluar një shtëpi në Zubin Potok nën dyshimin për mall të kontrabanduar, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit është sekuestruar mish, alkool e medikamente e produkte tjera.
“Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti në hetime”, thuhet në raport.








