Pellini
02LAJME

Policia gjen 12 aparate të lojërave, dhjetëra televizorë e shtëpiza në bastisjen për bixhoz në Skenderaj

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në orët e mbrëmjes së datës 10 dhjetor 2021, kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari te kundërligjshme në Skenderaj.

Gjatë kontrollit, në pesë lokacione ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Aquapark 2

10 televizorë
12 monitor
10 shtëpiza te kompjuterit
12 aparate të lojërave
8 printerë
470 euro dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar pesë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Active 1