Medi
02LAJME

Policia jep detaje për grabitjen e mbrëmshme në QTA në Tavnik

Një grabitje që ngjason me skena filmike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në “QTA Arjeta” në lagjen Ilirida (ish-Tavnik) të Mitrovicës, rast ky për të cilin raportoi mbrëmë “Mitropol”.

Dëshmitarët theksuan për “Mitropol” se hajni që u fut në market ishte i maskuar dhe pasi u fut brenda e mbylli derën.

Active 1
Në largim ai dyshohet se mori me vete krejt çka pati në arkën e marketit, por ende nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura.

Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe Policia e Kosovës e cila e kishte rrethuar hapësirën rreth marketit me shiritë.

Kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që QTA në Tavnik grabitet nga hajna të maskuar. Hera e fundit ishte në janar, gjersa klienët kishin theksuar për “Mitropol” se pë shkak të këtyre ngjarjeve nuk po ndjeheshin të sigurt kur po futeshin në market.

Edhe në shkurt të këtij viti hajna të maskuar e me armë kishin grabitur pikën e këtij marketi në lagjen Ferat Dragaj.

Grabitjen dhe detajet në lidhje me të e ka lajmëruar edhe Policia e Kosovës në raprotin 24 orësh.

“Rr. Rifat Vidishiqi , Mitrovicë 04.06.2023-21:53. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka një shumë parashë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë./Mitropol/

Active