Aurora Group
KOSOVËLAJME

Policia jep detaje për incidentin ku u përfshi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar, gjë për të cilën raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.

eKiosk

Rasti ka ndodhur gjatë një interviste me gazetarin Astrit Gashi, i cili ka bërë të ditur se për incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka marrë pamjet e xhiruara nga kamera.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se palët e përfshira janë tashmë duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë.”, tha zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Po ashtu, Zemaj ka reaguar më pas në rrjetin social Facebook, duke kërkuar falje për ngjarjen dhe duke theksuar se reagimi i tij nuk pasqyron bindjet personale apo parimet që ai përfaqëson si deputet.

Dukato 1