02KOSOVËLAJME

Policia jep detaje për shpërthimin në Zveçan

Mbrëmë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një shpërthim që kishte ndodhur në orët e para mesnatës pranë objektit komunal të Zveçanit.

Roadside
Market Florenti

Nga shpërthimi siç raportoi “Mitropol” u shkaktuan dëme materiale tek objekti i Komunës dhe veturat përreth.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Sot rasti i konfirmua edhe nga Policia e Kosovës për “Mitropol”.

Policia njoftoi se shpërthimi dyshohet se ka derivuar nga granate dore e llojit M-75.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se sulmi ka shkaktuar dëme materiale.

“E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.

Kujtojmë se edhe mbrëmjen e së martës rreth orës 23:55 u hodhën dy granata të prodhimit serb M75 në oborrin e stacionit policor në Zveçan./Mitropol/