Policia kap 2 persona që po kontrabandonin 810 pula e 5 dhi në kufi me Serbinë

Policia Kufitare ka zbuluar dy raste të veçanta në zonën kufitare me Serbinë, në fshatin Dumnicë të Podujevës, shkruan Mitropol.
Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, njësitë patrulluese kanë ndaluar një traktor me rimorkio dhe një automjet, duke konfiskuar 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta.
Të dy personat e dyshuar, shtetas të Kosovës, u arrestuan dhe pas intervistimit u liruan, ndërsa rastet po procedohen në mënyrë të rregullt.







