Aurora Group
02LAJME

Policia konfirmon arrestimin e ish-policit serb Slagjan Trajkoviq si i dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është arrestuar një serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte.

Në raportin 24 orësh thuhet se krimi dyshohet se është kryer në vitin 1999 në Vushtrri.

London

“Bazuar në dokumentacionin e rastit, deklaratat e dëshmitarëve, informacionet për rrugët operative, i dyshuari serb i Kosovës është arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në deklaratën e shkurtër, pa dhënë më shumë detaje për akuzat ndaj të arrestuarve.

Megjithatë, policia ka konfirmuar se ky person është ndaluar.

“Mitropol” ka raportuar për këtë arrestim qysh mbrëmë.

Edhe bashkëshortja e policit të arrestuar ka thënë sot për RTS-në se S.T është akuzuar për krime lufte, dhe se në Stacionin Policor të Mitrovicës Jugore i kanë thënë se burri i saj është arrestuar dhe transferuar në Prishtinë.

Koha