Policia konfirmon për Mitropol: Në Zhabarë u godit për vdekje një 70 vjeçe, shoferi u arrestua

Lajmin për Mitropol e konfirmoi Policia e Kosovës, duke treguar se vdekja e 70 vjeçares u konfirmua nga mjekët në Spitalin e Mitrovicdës ndërsa shoferi që goditi atë u arrestua.
Njoftimi i plotë:
Aksident trafiku me fatalitet
Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasesin e veturës dhe jan duke vazhduar me procedura të mëtejme.








