KFC
02LAJME

Policia ndalon 4 qytetarë rus që u futën me veturë ilegalisht në Kosovë nga veriu i Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arritur që sot gjatë ditës t’i ndalojë 4 qytetarë rus që u futën ilegalisht me veturën e tyre në territorin e Kosovës, shkruan Mitropol.

Rasti ka ndodhur në ora 11:45, kur pjestarët e PK-së kanë ndalur për kontrollë në Leposaviq një veturë të dyshuar të tipit Opel Astra me targa të huaja.

Market Florenti

Katër (4) personat e ndaluar dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Njoftimi nga Policia e Kosovës

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës ndalon katër (4) shtetas të huaj (rus) për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Republikën e Kosovës

Prishtinë 15 nëntor 2021,

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes njësive kompetente për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit shtetëror, sot më 15.11.2021, rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rus), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Katër (4) personat e ndaluar dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.

Koha