Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Policia në Veri shënon 26-vjetorin e themelimit me aktivitete për qytetarët

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë – Veri, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka organizuar sot projektin “Porta e Hapur”.

Ky aktivitet u zhvillua në zonën e përgjegjësisë së kësaj drejtorie, që përfshin Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, ku qytetarët dhe nxënësit patën mundësinë të vizitojnë stacionet policore dhe të njihen nga afër me punën dhe përkushtimin e stafit policor. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan me oficerët e policisë rreth sfidave dhe arritjeve të tyre – një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes qytetarëve dhe policisë.

Dukato 1

Në këto 26 vite, Policia e Kosovës ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, duke përballuar sfida të shumta dhe duke u përmirësuar çdo ditë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri shpreh falënderim të veçantë për të gjithë qytetarët, pa dallim, për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e saj, duke qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Urime 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës!

Active 1