02LAJME

Policia nis reduktimin e pjesëtarëve të saj nga objektet komunale në veri

Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë.

Bëhet fjalë për zvogëlimin e menjëhershëm për 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Lajmin për zbatimin e këtij vendimi nga ana e PK-së e ka konfirmuar për Klankosova, zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të zbatohet”, ka thënë Elshani.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.