Mbrëmjen e sotme u raportua se një qytetar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Vaganicë në rrugën “Sami Gashi”, shkruan ‘Mitropol’.
Personi që u gjet i vdekur dyshohet se e ka varur veten.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti bëri të ditur për ‘Mitropol’ se personi që u gjet i vdekur është rreth moshës 40 vjeçare, ndërkaq hetimet në zbardhjen e rrethanave janë duke vazhduar.
”Hetim i vdekjes
Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘ Sami Gashi” në Mitrovicë, brenda hapsirave të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshes 40 vjeçar. Hetuesit policor kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në raportin policorë.