“Policia s’ka helikopter për ndërrim të patrullave të policëve në veri”

Kreu i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri ka thënë se Policia e Kosovës s’ka helikopter për ndërrim të patrullave të policëve në veri të vendit.
Sipas tij, pajisja me helikopterë është urgjente dhe se furnizimi me ta duhet të bëhet realitet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Zeqiri, në Info10 tha se kjo është një tjetër arsye pse buxheti për policinë duhet të rritet edhe më shumë.
“E dimë që kanë kontakte të vazhdueshme. Mundësia e vetme për tu bërë ndërrimi i patrollave është me helikopter. Buxheti i Policisë së Kosovës duhet të dyfishohet, që t’i kemi mjetet tona.
Kjo nuk është hera e parë që ne gjindemi në këso situate, edhe më përpara ndërrimi i patrullave kur kishte barrikadim, është bërë me helikopter të KFOR-it. Është kërkesë e jona urgjente”, tha ndër tjerash Zeqiri.








