Medi
LAJME

Policia thyen xhamin – shpëtohet foshnja pasi u gjet e mbyllur në veturë, në temperaturë 43 gradë celsius

Një foshnjë u shpëtua në Corona të Kalifornisë, nga një situatë që mund të kishte sjellë pasoja fatale, kur u nxorr nga makina e mbyllur, që regjistronte temperaturën 43 gradë Celsius, shkruan Mitropol.

Ngjarja ndodhi më 17 qershor dhe është dokumentuar nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë, që ndërhynë me urgjencë pas një telefonate alarmuese.

Aurora Group

Sipas Dpertamentit të Policisë së Corona-s, oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën fëmijën në sediljen e pasme të automjetit me motor të fikur dhe dritare të mbyllura.

”Duke parë rrezikun e menjëhershëm për jetën e foshnjës, oficerët përdorën një levë për të thyer xhamin dhe për ta nxjerrë fëmijën në siguri”, thuhet në njoftimin policor.

Asaj iu ofrua ndihma e parë më pasë.
Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

Premium Store