Medi
KOSOVËLAJME

Prattipati – Kurtit: Veprimet që dobësojnë stabilitetin, sfidë serioze për partneritetin tonë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është shprehur e zhgënjyer më deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti të bëra në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fjalimin e tij në këtë mbledhje Kurti hodhi akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.

Dukato 1

Prattipati ka vlerësuar se deklaratat e Kurtit kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka theksuar Prattipati.

Active