Preteni: Do të jem zëri i qytetarëve në asamblenë komunale

Asambleisti nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni ka njoftuar se do të rikandidojë sërish për një vend në Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Mitropol.
Kësaj radhe, Preteni kandidon me numrin 10 në listën e PDK-së.
Ai gjithashtu premton se do të jetë zëri i qytetarëve në asamble komunale, nëse ka besimin e tyre.
Preteni ka shtuar se së bashku me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, së shpejti do të prezantojnë programin për zgjedhjet e 12 tetorit.







