Medi
LAJME

Preteni reagon ashpër ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale: Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi shpifje dhe agjenda të fshehta

Ish-kreu i AKI-së, Xhafer Preteni, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimeve të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke i cilësuar ato si të njëanshme, të motivuara politikisht dhe larg standardeve të drejtësisë ndërkombëtare, shkruan Mitropol.

Përmes një reagimi publik, ai ka shprehur zhgënjimin e tij rreyh mënyrës se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së, në gjykimin e tyre në Hagë.

Sipas Pretenit, ata po gjykohen mbi bazën e shpifjeve dhe dëshmive të dyshimta, të cilat janë të orkestruara nga agjentura të caktuara.

“UÇK-ja nuk ishte një organizatë kriminale, por zëri i një populli që kërkonte liri” është shprehur tutje Preteni, duke paralajmëruar se një drejtësi e ndikuar nga politika mund të rrezikojë në humbjen e legjitimitetit, dhe të zbehë historinë e luftës për çlirim të Kosovës.

Active