Medi
LAJME

Preteni reagon ndaj Pecit pas deklaratës për moszgjedhjen e Gërvallës: Turpi e ka çmimin e vet!


Ish luftëtari i UÇK-së, dhs asambleisti nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Xhafer Preteni ka reaguar pas deklaratës së ministrit Faton Peci, i cili tha se dështimi i Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit do t’i mbetet në memorien e tij për gjithë jetën, shkruan Mitropol.

Ai u shpreh se Gërvalla nuk ka ndjekur rrugën e prindërve të saj, por atë të kundërshtarëve të UÇK-së.

Preteni gjithashtu akuzoi Gërvallën se ka deponuar dosje në Gjykatën e Hagës kundër luftëtarëve të UÇK-së, duke shtuar se këta ishin pikërisht ata që në beteja bartnin me nder emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla.

“Të tillë do të mbeteni në memorien e secilit çlirimtar ti edhe ajo për gjithë jetën! Turpi e ka çmimin e vet!”, përfundoi reagimin e tij Preteni.

Pellini