Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Preteni reagon pas pezullimit të Dialogut Strategjik nga SHBA: Aleanca me Amerikën është domosdoshmëri jetike

Pas lajmit se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, ka reaguar kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, Xhafer Preteni, njëherit ish-ushtarak i shkolluar në vendet e NATO-s.

Në reagimin e tij, Preteni ka theksuar se raportet me SHBA janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se Kosova nuk guxon të humbasë aleatin më të madh ndërkombëtar.

Dukato 1

“Mos na e qoni mundin e gati 40 viteve poshtë. Kosova e ka fituar lirinë dhe shtetin falë sakrificës së popullit, luftës së UÇK-së dhe përkrahjes së Amerikës dhe aleatëve tjerë. Përkeqësimi i raporteve me SHBA është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Aleanca me SHBA nuk është opsion, është domosdoshmëri jetike. Kryeministri duhet të reflektojë!”, ka deklaruar Preteni që bartë numrin 10 në listën e partisë.

Ai ka kujtuar se përkrahja amerikane ka qenë vendimtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo marrëdhënie duhet ruajtur me çdo kusht.

Active