Shpërthen gypi kryesor i ujit në rrugën e komunës në Mitrovicë, vjen paralajmërimi nga ujësjellësi

Njëri nga gypet kryesore të ujit në rrugën “Mbretresha Teuta”, në Mitrovicë është prishur, njofton Mitropol.
Si pasojë e kësaj, banesat afër komunës pritet të mbesin pa ujë, sepse rrjedhja e ujit është e madhe.
Për këtë kanë reaguar edhe nga ujësjellësi, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të mbajnë rezerva të ujit sonte.
Reagimi i plotë:
NJOFTIM
Pelcitja e gypit ne Rr. Mbreteresha Teuta – Mitrovice
Ne baze te informatave te fundit nga ekipi i mirembajtjes ne Mitrovice, ne Rr. Mbreteresha Teuta ka shperthyer gypi furnizues i cili furnizon objektin banesor shumekatesh perball komunes dhe disa shtepive tjera ne afersi .
Duke pasur parasysh qe rrjedhja eshte relativisht e madhe dhe mund te shkaktoj problem, ka mundesi qe ne oret e mbremjes te nderpritet furnizimi me uje per kete pjese te qytetit, prandaj u rekomandojme konsumatoreve qe te sigurojne sasi te mjaftueshme te ujit te pijes per te permbushur kerkesat e tyre.
Sanimi i gypit do te filloj neser ne mengjes dhe shpresojme qe gjate dites se neserme te riparohet defekti.
Ju urojme nje mbremje te kendeshme!
Me respekt,







