Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth – pronarët bëjnë rezistencë

Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore të Thethit, shkruan Mitropol.
Prishja e këtij objekti u shoqërua me protesë dhe kundërshtim të pronarëve, të cilët pas disa orësh e panë të shembet nga ekskavatori i IKMT.
Gjatë operacionit në Theth u prishën rreth 100 objekte të ndryshme prej betoni apo druri, teksa në një postim më herët në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri me dije se tashmë ka nisur dhe puna për largimin e inerteve.







