Medi
LAJME

Pritet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dy lëndë të reja për ngërçin politik


Kur konstituimi i institucioneve të reja është bllokuar 49 herë rradhazi, dy lëndë të reja pritet të shpërthejnë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur këtë krizë institucionale, shkruan Mitropol.

E para, nga presidentja Vjosa Osmani, është lënda që do t’i paraqitet Kushtetueses në rast se institucionet nuk konstituohen deri më 26 korrik.

Kurse, e dyta që e ka propozuar Lëvizja Vetëvendosje, ka të bëjë me një vendim të Gjykatës Supreme, e cila ka vendosur se deputeti dhe ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk mund të mbajë dy pozita njëkohësisht.

VV-ja synon të apelojë këtë vendim në Kushtetuese.

Pritet të shihet nëse Kushtetuesja do të pranojë rastet dhe do të vendosë për afatet dhe sqarimet e nevojshme.

Dukato 1