Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova nuk zgjasin më shumë se 5 minuta

Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet e verës në vendlindje, shkruan Mitropol.
Pritjet në këto pika kufitare shpesh shkojnë edhe në mbi një orë, por sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, këto pritje tani janë reduktuar dukshëm.
Pritjet nuk zgjasin mbi 5 minuta, përveç se në Jarinjë ku për të hyrë në Kosovë pritjet shkojnë deri në 20 minuta.








