
Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Lulzim Paci, tashmë i njohur në tërë Kosovën pasi u bë viral muaj më parë me vallëzimet e tij në TikTok është rikthyer sërish në temë diskutimi, shkruan “Mitropol”.
Kësaj radhe ai është propozuar për t’u zgjedhur drejtor në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Vushtrrisë nga asambleisti i PDK-së, Ilmi Azemi.
Azemi ka thënë se Paci, përveç përgatitjes, përvojës dhe eksperiencës që posedon, mrekullueshëm do të krijoj duetin kryetar (çifteli) dhe drejtor (vallëtar profesionist).








