Medi
02LAJME

Profesori vushtrrias Izet Miftari kritikon Ferit Idrizin: Me aktivistë i ke fituar zgjedhjet, ndërsa po qeverisë me rivalë

 

Profesori vushtrrias i historisë, Izet Miftari, ka kritikuar kryetarin e Vushtrrisë Ferit Idrizi dhe qeverisjen e tij në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Weelnes

Miftari i cili njihet edhe si përkrahës i PDK-së, ka theksuar se Idrizi i ka harruar aktivistët dhe po qeverisë me rivalët e tij që dikur e kanë sharë.

Në postimin e tij në Facebook, historiani nga Vushtrria ka shtuar se aktualisht qeverisja po bëhet me një grup të vogël personash që kanë dallime thelbësore por i bashkon interesi i përfitimit, derisa grupi i madh i kontribuesve po shihen si hamallgji.

Postimi i plotë:

Revolucioni i han njerëzit e vet!

Është një e vërtetë e pakontestushme se në Vushtrri, partia politike që ka fituar zgjedhjet komunale më 2021, është Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Pa përkrahjen dhe punën e madhe të aktivistëve të saj, nuk do t’i kishte marrë rreth 9.000 – 10.000 vota nga subjekti i vet politik, Kryetari i tanishëm, z.Ferit Idrizi.
Megjithatë, edhe diferenca prej rreth 3.000 votave të marrura në balotazh jashtë subjektit që e ka kandiduar, i ka sjell fitoren atij. Në këto rrethana, është një pyetje e thjesht, cili është përcaktuesi bazë i fitores: 9.000-10.000 apo 3.000 vota? Unë vlerësoj se, është kuota me rreth 9.000 apo 10.000 vota, sepse këto vota i kanë mundësuar të jetë në balotazh, bile të dal edhe i pari.
Nuk ka diskutim se në garën për balotazh të zgjedhjeve 2021, z.Ferit Idrzi ka ardhë vetëm me votat e njerzëve besnik të PDK-së. Ndërsa, diferenca me reth 3000 vota më shumë në balotazh i ka sjell fitoren, ngase votuesit, kanë pasur vetëm dy kandidatë. E njëjta ka ndodhur edhe me Xhafer Tahirin nga LDK. Ai në zgjedhjet e raundit të parë ka pasur rreth 9.000 vota, ndërsa në balotazh rreth 12.000 vota.

Nga bisedat që kam me aktivistë dhe ata që e kanë ndihmuar Kryetarin e tanishëm të Vushtrrisë, kanë një mendim interesant: Fitorja është arritur me aktivistë, ndërsa qeverisja po bëhet me rivalë dhe me ata që e kanë kritikuar qëllimshëm PDK-në, dhe që tash paraqiten si kinse votues të kadidatit Ferit Idrizi.

Kjo të shpie në thënien e famshme: “Revolucioni i han njerëzit e vet”, por që unë do t’i shtoja edhe një pjesë, “ndërsa e përfitojnë rivalët e tij”.

Aq sa kam mundur të kuptoj, që nga përfundimi luftës, ky specialitet i veçantë: Me të tjerët fitorja dhe me të tjerët qeverisja, ka qenë më e theksuar në PDK.
Në rrthana të tilla, keqpërdorimi i pushtetit ka qenë i madh, ngase shumica e kanë marrë pa meritë elektorale.

Sa i përket LDK-së, ka edhe te kjo disa ngjajshmëri, por që, në krahasim me PDK-në, ka bërë përpjekje që t’i ruaj ata që e kanë përkrahur.

Mirëpo, te të dy këto subjekte politike, megjithëse në PDK më shumë, ka qenë dhe mbetet në trend formula inresante dhe magjike: Me aktivistët dhe përkrahësit fitorja, me rivalët dhe kundërshtarët qeverisja! Kjo buron nga logjika tejet e gabuar, se kinse aktivistët janë “tufa”, që duhet të shfrytëzohen e t’i votojnë, ndërkaq, qeverisjen e bëjnë me rivalët, sidomos me ata që kanë fyer e kritikuar pamëshirshëm, ngase këta janë të “dëgjueshëm” nga këndvështrimi i grupit të vogël përfitues të pushtetit të fituar nga subjekti i tyre politik,, derisa ka raste jo të pakta që, ata (të “dëgjueshmit”) kanë edhe mision konspirativ, dhënie të informatave subjektit të tij të vërtetë që i takon, e që mbetet në opozitë. Këtë ndarje të pushtetit me rivalët politik të zgjedhjeve, e arsyetojnë edhe me faktin se, kinse duhet pasur prurje të reja të vazhdueshme në parti!

Por, zakonisht, benifitet e pushtetit i gëzon dhe i shfrytëzon një grup i vogël brenda subjektit politik, megjithëse edhe ky grup, gjithmonë është në kundërshtim të madh me njëri-tjetrin, por që i bashkon vetëm interesi i prëfitmit nga pushteti. Megjithatë, të tjerët, ata që janë jashtë grupit të vogël përfitues, janë vetëm hamallgji ose thënë më mirë, argatë që shfrytëzohen pamëshirshëm për vota.

Prandaj, kjo nuk është asgjë tjetër, veqse shkarkim (largim) e ngarkim (aderim) i elektoratit, megjithëse shkarkimi-largimi është shumë më i theksuar, ngase aktivistët dhe strukturat zhgënjehen, derisa aderimet-prurjet e reja nuk lodhen aq, sepse përveçse që e kanë marrë të gatshme dhe pa mund pushtetin, ata krijojnë iritim jashtëzakonisht të madh te aktivistët e vërtet të një subjekti politik, duke pasur parasysh se shumica e të aderuarëve, në garën për zgjedhje,
kanë fyer e kritikuar subjekin politik fitues, e në shumë raste, drejtprëdrejt edhe anëtarët dhe aktivistëtë e partisë fituese.

Prandaj, në zgjedhjet pasuese, është e vështirë t’i mobilizosh të gjithë, sepse, njerëzit nuk harrojn edhe aq leht, kur e kanë parasysh se me heret, veq janë shfrytëzuar pamëshirshëm për vota.

Aquapark 2