Prokuroria e konfirmon: Xhemajl Nuhiu është i dyshuar për vrasjen në Hajvali

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali është Xhemajl Nuhiu, shkruan Mitropol.
I njejti gjendet ende në arrati pas incidentit të mbërmshëm.
Kujtojmë se i gjithë ky incident kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për parkim në mes të dy palëve.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.







