Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet për disa çështje penale

Prokuroria Speciale Prishtinë, ka njoftuar se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.”, thuhet në njoftim.