Premium Store
LAJME

Prokuroria Speciale jep detaje pse e liroi Mefail Shkodrën dhe djalin e tij

 

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra, tashmë i dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, shkruan Mitropol.

Pellini

Prokuroria Speciale, gjatë datës 25 prill, kishte marrë një njoftim nga policia e Kosovës për kallëzim penal ndaj Mefail Shkodrës nga B.H.

Prokuroria, menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

“Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, thuhet tutje në njoftimin e PSRK-së.

Prokuroria tutje sqaron se bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të të dyshuarve, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve.

PSRK në njoftim poashtu sqaron se Mefail Shkodra me të birin e tij, kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

Koha