Dukato 2
02KULT'ART

Promovohet libri “Botëza e ëndrrave të mia” nga nxënësja Vlerë Mustafa

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Latif Berisha”, u promovua libri i autores së re Vlerë Mustafa.

Ky botim u mundësua nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa promovimi u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve tona për mbështetjen e talenteve të rinj dhe zhvillimin e kulturës.

Active 1

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shefi për Kulturë nga DKRS, Arbër Hajra, të cilët u shprehën krenarë për autorët e rinj si Vlera, të cilët me krijimtarinë e tyre po i japin frymë të re letërsisë sonë dhe po pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Koha