Pronari i një kompanie ia kërkon listën e studentëve të diplomuar Universitetit të Mitrovicës, me qëllim punësimi – UIBM nuk ia ofron

Gjeologu Mentor Demi, i cili është edhe pronar i një kompanie të madhe që merret me hulumtimin e burimeve, i ka kërkuar Universitetit të Mitrovicës një listë të studenteve që kanë diplomuar në 5 vitet e fundit.
Ai thotë se këtë kërkesë e ka bërë duke synuar angazhimin e tyre në projektet sezonale.
Por, Demi thotë se edhe pse kanë kaluar 3 javë nga kjo kërkesë, UMIB nuk i ka dërguar një listë të tillë.
Postimi i plotë:
Ka afër 3 javë që Univerzitetit në Mitrovicë I kam kërkuar një listë të studenteve që kan diplomuar në 5 vitet e fundit, duke synuar angazhimin e tyre në projektet tona sezonale fillimisht dhe së paku.
Akoma asgjë.
Një Fucking listë që univerziteti do të duhej t’a kishte gati dhe vet t’a shpërndante nëpër kompani, për të I ndihmuar studentët të punësohen dhe rrjedhimisht promovuar univerzitetin te gjeneratat që priten të regjistrohen!








