Protesta e madhe në Tiranë, Grenell: Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo çka bëri Smith

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas protestës gjithëkombëtare të mbajtur sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Grenell shkroi: “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, duke iu referuar ish-prokurorit special që ngriti aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.







